Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIZITË

    f. sh.
    1. Vajtja diku dhe qëndrimi për pak kohë për të parë vendin, për t'u takuar me dikë ose për një qëllim tjetër. Vizitë zyrtare (miqësore). Vizitë kolektive. Vizitë e shpejtë. Vizita e delegacionit. Vizitë në muze (në ekspozitë, në kala). Bënë një vizitë. Shkoi për vizitë. I ktheu vizitën.
    2. Vëzhgimi i një të sëmuri nga mjeku për ta parë se çfarë sëmundje ka dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Vizitë mjekësore. Vizita e mëngjesit. Dhoma e vizitave.