Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VIZITOJ

    kal.
    1. Shkoj dhe qëndroj për pak kohë në një vend a te dikush për ta parë, bëj një vizitë diku, i bëj dikujt një vizitë. Vizitoi një kooperativë (një uzinë). Vizituan muzeun (ekspozitën, kalanë). Vizitoi shokët (miqtë).
    2. I bëj vizitë një të sëmuri, kontrolloj gjendjen shëndetësore të dikujt, me qëllim që t'i jap ndihmën e nevojshme. E vizituan dy mjekë. E vizitoi nënën te mjeku i zemrës.