VJEDHUR
mb.
- Që i është marrë ose është përvetësuar pa leje e fshehurazi. Gjë e vjedhur.
- Që i është marrë dikujt me forcë ose me dinakëri, i rrëmbyer. Toka të vjedhura. Pasuri e vjedhur.
- fig. Që është mësuar ose është marrë nga dikush pa e kuptuar ky. Zanat i vjedhur.
- fig. Që është e tjetërkujt, po që dikush e paraqit a e quan si të veten (për një ide, tezë etj.). Ide e vjedhur. Mendim i vjedhur.