Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VJEGË

    f. sh.
    1. Pjesa si hark e një ene, nga e kapim ose e mbajmë; dorezë, vesh: vjega e shtambës (e kazanit).
    2. Hallkë e zinxhirit; grep a çengel ku varet diçka.
    3. Edhe si ndajf., vjegëz1,2.
    4. bised. Plori i parmendës.
    5. fig. Rrethanë që e marrim si shkak për të përligjur diçka; hallkë ku mund të kapemi, anë: ia gjeti vjegën (diçkaje) ia gjeti hallkën nga duhet kapur për ta zgjidhur, ia gjeti anën; (dikujt) gjeti një mënyrë për t'u marrë vesh me dikë, për të ujdisur një punë etj.; kërkon vjegë ku të kapet.