Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VJEL

    kal.
    1. Këput e mbledh rrushin a pemë të tjera; mbledh prodhimin e disa bimëve (si duhani, pambuku, misri etj.). Vjel rrush (mollë, dardhë, fiq). Vjelin pambukun (duhanin, misrin). Volën vreshtat. Vjelin prodhimet. Vjelin të vonat. Vjel me dorë.
    2. Mbledh detyrimet etj. nga dikush tjetër (zakonisht në vendet ku ka taksa). Vilnin taksat (tatimet). Vilnin detyrimet (fitimet).
    3. Shënoj e nxjerr pjesët, fjalët a shprehjet që më duhen ose që më interesojnë më shumë nga një libër a nga një botim tjetër. Voli shkrimtarët e Rilindjes. Vjel gazetën. Vjel fjalët. gjuh.