Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VJETËR

    If. sh.
    1. Ajo që ka ardhur në jetë para shumë kohësh, dukuri që është shfaqur që shumë kohë më parë; diçka e vjetruar dhe reaksionare, që lidhet me kohën e kaluar dhe që pengon zhvillimin e përparimin; diçka së cilës i ka kaluar koha; vjetërsirë; kund. e reja. E vjetra reaksionare (konservatore). Mohimi i së vjetrës. Lufta e së resë me të vjetrën. Shkatërron (përmbys, lufton, shemb) të vjetrën.
    IIm. sh.
    1. Burrë i vjetër, burrë në moshën e pleqërisë; plak; kund. i ri. Të rinj e të vjetër. I nderojmë të vjetrit.
    2. Ai që ka jetuar shumë kohë përpara, ai që u takon brezave të stërgjyshërve tanë, njeri i kohës së kaluar, i moçmi. Fjalët (porositë) e të vjetërve. Siç ka thënë i vjetri.