Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VJETROHEM

    vetv.
    1. Bëhem i vjetër, i afrohem pleqërisë, plakem. Po vjetrohet nëna. U vjetrua gjyshi.
    2. vet. veta III. Prishet diçka a bëhet e vjetër, ngaqë përdoret gjatë ose ngaqë mbahet keq. Iu vjetruan rrobat (këpucët).
    3. vet. veta III. Mbush shumë kohë a shumë vjet që nga dita e prodhimit e fiton disa cilësi të tjera. Vjetrohet vera.
    4. vet. veta III. Është prej shumë kohësh dhe është bërë i vjetër; i kalon koha diçkaje, humb vlerën, nuk është më e kohës, nuk përfaqëson të renë, nuk mund të përdoret më. Është vjetruar ajo rregullore.