Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VJETRUAR

    mb.
    1. I plakur.
    2. Që është bërë i vjetër a që është prishur ngaqë është përdorur gjatë ose ngaqë është mbajtur keq (për rrobat etj.). Rroba të vjetruara. Shtëpi e vjetruar. Orendi të vjetruara.
    3. Që është prej shumë kohësh dhe që është bërë i vjetër, që ka humbur vlerën, që nuk është më i kohës, që nuk përfaqëson të renë; që nuk mund të përdoret më, që ka dalë nga përdorimi. Normë e vjetruar. Stil i vjetruar. Tezë e vjetruar. Zakone të vjetruara. Fjalë (shprehje) e vjetruar. gjuh.