Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VRITEM

    vetv.
    1. Vras veten; sh. qëllojmë për vdekje njëri-tjetrin me armë, vrasim njëri-tjetrin. U vra me revole. Vriteshin me njëri-tjetrin.
    2. Bie në fushën e betejës a në një përleshje me dikë. U vra në luftën e Vlorës. U vra në përpjekje me fashistët.
    3. vet. veta III. sh. Zihen duke goditur njëri-tjetrin me kokë (për disa kafshë). Vriten deshtë.
    4. Goditem keq duke u përplasur me diçka të fortë sa më bëhet një plagë a një vurratë dhe ndiej dhembje. U vrava në ballë (në këmbë.. . ). U vrava pas derës.
    5. fig. Prekem thellë në ndjenja a në sedër, lëndohem; hidhërohem shumë, pikëllohem. U vra shumë kur mori vesh lajmin e hidhur.
    6. fig. Lodhem shumë në një punë, rraskapitem e ligështohem; e ngarkoj veten me shumë punë a me punë të rënda që më mundojnë shumë. Vriteshin në punë.
    7. Pës. e VRAS.

      Shprehje

      • Ku rafsha mos u vrafsha shih te BIE I. U vranë në gisht shih te GISHT,~I.