Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VRUGOHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Preket nga vrugu, e zë vrugu, i bie vrugu (për bimët). U vruguan kallinjtë. U vrugua duhani.
    2. vet. veta III. Nxihet, bëhet i errët, erret; vrenjtet (moti, qielli etj.). I vrugohet qimja. Vrugohet qielli (moti).
    3. fig. Vrenjtem, ngrysem a nxihem në fytyrë. Iu vrugua balli (fytyra).
    4. fig. Mbulohem me turp, njollosem, fëlliqem. Iu vrugua emri i mirë.