Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VRUGOJ

    kal.
    1. vet. veta III. I shkakton vrugun, e bën me vrug, bën që t'i bjerë vrugu (një bime, një peme a pjesëve të tyre). E vrugoi lagështira duhanin (pataten, grurin).
    2. fig. Vrenjt, ngrys a nxij (fytyrën, vetullat).Vrugoi fytyrën. Vrugoi vetullat.
    3. fig. E shkatërroj, e prish, e nxij. Ia vrugoi jetën (zemrën).
    4. fig. Fëlliq, njollos. Ia vrugoi nderin. Ia vrugoi emrin.