Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VRUSHKULL sh

    m.
    1. shih FSHIKULL,~A. Vrushkull i njomë. I ra me vrushkull.
    2. Curril (uji, gjaku etj.). Vrushkujt e ujit (e qumështit). Vrushkull gjaku. Vrushkujt e parë të kulloshtrës. Vrushkull lotësh.
    3. përd. ndajf. Si curril; si rrëke. I shkonte gjaku vrushkull. I rridhnin lotët vrushkull. Derdhej vrushkull.