Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VUAJ

    jokal.
    1. Kam një dhembje a një sëmundje që më mundon, heq prej saj. Vuan nga dhembja e kokës. Vuante nga stomaku (nga zemra, nga veshkat, nga ethet). Vuanin nga malaria.
    2. Mundohem shumë për të bërë a për të gjetur diçka, përpiqem e lodhem shumë; kaloj vështirësi e mungesa të mëdha, jetoj në skamje a në varfëri; më mungon diçka dhe s'e siguroj dot. Vuajti për të bërë një shtëpi. Hoqën e vuajtën nën thundrën e bejlerëve. Vuanin për bukë (për ujë, për kripë). Kanë vuajtur tërë jetën. Vuante për gjumë.
    3. Pësoj të këqija a mundime, ndiqem, dënohem e keqpërdorem nga dikush. Vuajtën nga fashistët (nga ballistët). Vuajti në burg. Vuajti të zitë e ullirit vuajti shumë. Vuajti pikën e zezë vuajti shumë. Vuan si gjarpri nën gur (si miu në mur).
    4. Ndiej dhembje në shpirt për dikë, kam dashuri të madhe për të, jepem me shpirt pas tij. Vuan pas asaj. Vuan pas fëmijës.
    5. fig. Kam një të metë a një mungesë, e cila më dëmton; vet veta III ka të meta e dobësi. Vuante nga mendjemadhësia. Vuan nga (për) mendtë e kokës e ka fajin vetë. Vepra vuan nga disa dobësi të theksuara.
    6. kal. Kaloj një mundim trupor a shpirtëror një sëmundje, një të keqe a dënim; heq. Vuajti urinë. Vuajti dënimin.