XËGIT
kal. bised.
- Shpoj me diçka të mprehtë ose me majë; ngacmoj me dorë trazoj diçka a dikë. Xëgit qetë me hosten. Xëgit plagën. Mos e xëgit me duar! Pse e xëgit zjarrin?
- fig. Ngacmoj me fjalë, i hedh, thumba dikujt, thumboj, ngas; ngacmoj, trazoj (një çështje). Është i vetmi për të xëgitur të tjerët. Mos e xëgit atë punë.