Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    XHENAZE

    f. sh.
    1. Trupi i të vdekurit, i rregulluar në arkivol; mjeti, i vdekuri (sipas përdorimit që kishte kjo fjalë ndër myslimanët). Lanin xhenazen. Ndreqi (rregulloi) xhenazen. Përcollën xhenazen. Sikur ka një xhenaze në shtëpi.
    2. Tërësia e ceremonive fetare, që bëheshin ndër myslimanët kur varrosej dikush. Dita e xhenazes.
    3. përd. mb. Shumë i dobësuar, i tretur e i bërë kockë e lëkurë (nga ndonjë sëmundje etj.). Ishte bërë fare xhenaze.