XHENIER
Im.
- Ushtarak i trupave të xhenios; specialist për xhenion. Repartet e xhenierëve. Lopata e xhenierit. Shërben si xhenier.
IImb. usht.
- Që ka të bëjë me xhenierët, i xhenierëve; që përbëhet prej xhenierësh. Trupa (reparte) xheniere.
- Që ka të bëjë me punimet e ndryshme të xhenios në ushtri; që përdoret për punimet e xhenios, i xhenios. Pengesa xheniere. Stërvitje xheniere. Pajisje xheniere. Punime xheniere.