XHIRO
f. sh.
- shih RROTULLIM, ~I
- Xhirot e rrotës. Xhirot e motorit. Bën xhiro makina i rrotullohen gomat në vend makinës dhe nuk ecën.
- fin. Sasia e mallrave që shet një njeri ose ndërmarrje tregtare brenda një kohe të caktuar, e shprehur në të holla; qarkullim. Xhiro ditore (mujore). Xhiro e përgjithshme. Xhiro e mallrave. Xhiro e të hollave. Plani i xhiros. Vëllimi i xhiros. Tatim mbi xhiron. Bën xhiro.
- ek. Qarkullimi që bëjnë në një ndërmarrje lëndët e para dhe mjetet e tjera për të nxjerrë një prodhim të gatshëm. Fondet e xhiros lëndët e para, ato ndihmëse e të tjerat dhe prodhimet ende të papërfunduara, që ka një ndërmarrje. Mjetet e xhiros fondet e qarkullimit dhe fondet e xhirimit të një ndërmarrjeje.
- bised. Shëtitje. Bëj një xhiro shëtit pak në rrugë a në bulevard, i bie tutje e tëhu bulevardit.