XHOL II
m. sh.
- Figurë e veçantë në letra, që përdoret në vend të çdo letre tjetër; lojë me letra, në të cilën fiton ai që lidh i pari letrat që ka në dorë, zakonisht me ndihmën e kësaj figure. Marr xholin. Gjeti xholin. I doli (i ra) xholi. Luajnë xhol.
Shprehje
- Hyn (futet) si xhol fut hundët në çdo punë, përzihet edhe aty ku nuk i takon.