Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    XHONTURK

    Im.
    1. Pjesëmarrës të lëvizjes politike borgjeze dhe të organizatës «Bashkim e përparim», që synonte ta kufizonte pushtetin absolut të sulltanit në Perandorinë Osmane dhe ta kthente Turqinë në një monarki kushtetuese borgjeze, duke ruajtur gjithnjë shtypjen e popujve të tjerë të perandorisë e të masave punonjëse (në fund të shek. XIX e në fillim të shek. XX); turqit e rinj. Lëvizja e xhonturqve. Revolucioni i xhonturqve. Vegla të xhonturqve. Lufta kundër xhonturqve.
    IImb. hist.
    1. Që ka të bëjë me xhonturqit; që bëhej nga xhonturqit ose që drejtohej prej tyre, i xhonturqve. Qeveria xhonturke. Lëvizja xhonturke. Rrëgjimi xhonturk. Propaganda xhonturke.