Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    XHUP

    m. sh.
    1. Veshje e sipërme grash prej shajaku të bardhë, e gjatë deri në mes e zakonisht pa mëngë, e qëndisur në shpinë e tek ijët (në disa krahina mbahej edhe nga burrat). Xhup i qëndisur.
    2. Veshje e sipërme si xhaketë e trashë, e mbushur me pambuk dhe e rrahur dendur me tegela, që vishet në kohë të ftohtë në punë, në ushtri etj.; pambukore. Xhup pambuku. Xhup lëkure (doku). Veshi xhupin.
    3. Triko leshi.