XHYBE
f. sh.
- Veshje e sipërme e gjatë dhe e lirshme, e lëshuar deri afër këmbëve, me kinda njëri mbi tjetrin, që e mbajnë disa popuj të Lindjes; pallto e gjatë e hoxhallarëve dhe e dervishëve. Xhybe e gjelbër.
- Veshje e sipërme grash prej cohe, zakonisht e gjatë deri afër këmbëve, pa mëngë dhe e qëndisur me tehri ari; pallto e gjatë dhe e lirshme. Xhybe e qëndisur. Xhybja e nuses. Veshi xhyben.
- fig. keq. Mbulesë për të fshehur fytyrën e vërtetë a qëllimet e vërteta.