XIXËLLON
jokal.
- Lëshon shumë xixa. Xixëllon zjarri.
- Ndriçon si një pikë e zjarrtë që dridhet në errësirë; ndrit, shkëlqen nga rrezet e dritës që thyhen mbi të; vezullon. Xixëllojnë dritat. Xixëllojnë yjet. Xixëllon liqeni (deti). Xixëllon në errësirë.
- Shkëlqejnë fort nga gëzimi nga zemërimi ose nga një ndjenjë tjetër e fuqishme, ndritin fort (për sytë). I xixëllonin sytë.
- fig. Më vjen, më shfaqet në mendje papritur, më shkrep. I xixëlloi një shkëndijë shprese.