XIXËLLUES
mb.
- Që ndriçon si një pikë e zjarrtë që dridhet; që ndriçon me ndërprerje, që duket sikur ndizet e shuhet, vezullues; që shkëlqen me pika të ndritshme si xixa. Dritë xixëlluese. Yje xixëlluese. Qiell xixëllues. Rreze xixëlluese. Teh xixëllues. Ngjyra xixëlluese.
- Që shkëlqen fort nga një ndjenjë e fuqishme (për sytë). Sy xixëllues.