Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    YÇKËL

    f. sh.
    1. Shkak i sajuar, arsye e rreme që paraqitet për t’iu shmangur një pune ose për ta penguar atë; pengesë, ngatërresë. Yçkla pas yçklash. Nxjerr (gjen) yçkla. Kërkon një yçkël. Dolën ca yçkla. E përdori si yçkël. Duhet gjetur yçkla. Ka një yçkël në këtë mes.
    2. E metë a dobësi që e ka dikush ose që i vishet dikujt; cen. Ka një yçkël ai. I ngjiti (i vuri) një yçkël.
    3. zakon. sh. bused. Hollësitë a imtësitë e diçkaje, të fshehtat ose pikat e ndërlikuara të diçkaje. Yçklat e zanatit. Yçklat e prodhimit. Yçklat e pushkës. Ia njoh yçklat.