YNDYRË
f. sh.
- Lëng veshtullor që del nga dhjami; kryes. sh. dhjami, gjalpi e vaji si ushqim; lëndë organike, të patretshme në ujë: yndyra bimore (shtazore); gjellë pa yndyrë.
- Lyrë që del mbi lëkurë te njerëzit a te kafshët; papastërti e lyrshme në leshin e bagëtive etj.: yndyra e duhanit (bised.) nikotina e duhanit që grumbullohet në pipë; gjëndrat e yndyrës (anat.).
- bised. Rrëshira e pemëve: yndyra e dëllinjës.
- fig. bised. Mirësjellje; dobi, përfitim: punë pa yndyrë; njeri pa yndyrë njeri i shpëlarë, njeri pa kripë; s'del yndyrë nga ai nuk ke asnjë lloj përfitimi a dobie nga ai.