YP
kal.
- Kërkoj lëmoshë te dikush. Lypte bukë (para).
- I bëj dikujt një kërkesë, i lutem për diçka, kërkoj; paraqit dëshirën a kërkesën time. I lypi ndihmë (përkrahje, një këshillë, një mendim). Lypi një javë afat. Lypi të falur (ndjesë) iu lut dikujt ta falte për një gabim etj. E lypi për grua. I lypi vajzën për djalin ia kërkoi vajzën për djalin. Lypte shumë për atë plaçkë kërkonte shumë, e shiste shtrenjtë.
- bised. Përpiqem të gjej diçka duke gjurmuar etj.; kërkoj. Lyp andej e lyp këtej. Po lypte bagëtinë në mal. Kush lyp gjen. fj. u.
- vet. veta III. Do, kërkon, ka nevojë për diçka. Kjo punë lyp durim (këmbëngulje). Kështu e lyp puna. Kjo lyp shumë kohë për t`u bërë. Ku ta lypë nevoja. Ku ta lypin interesat e popullit e të Atdheut.
- Më pëlqen ta kem, ta bëj a të më jepet diçka, dua; kërkoj. Lyp sherr. Lyp dru kurrizit kërkon të rrihet. Kush lyp copën e madhe, e humbet edhe të voglën. fj. u.
Shprehje
- I lypi (i kërkoi) dorën vjet. shih te DOR/Ë,~A
- Lyp gavër kërkon vend ku të futet a të fshihet, s'gjen vrimë ku të futet. Lyp (kërkon, gjurmon) qimen në vezë shih te QIM/E,~JA. Lyp për dere e ndan për shpirt shih te DER/Ë,~A.