Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZAKON

    m. sh.
    1. Mënyrë veprimi, sjelljeje etj. e përsëritur vazhdimisht nga dikush; shprehi e kësaj mënyre veprimi a sjelljeje që ruhet për një kohë të gjatë: e hoqi (e ndërpreu) atë zakon.
    2. Rregull në mënyrën e jetesës a normë në marrëdhëniet shoqërore që zbatohet historikisht si ligj i pashkruar dhe trashëgohet brez pas brezi; sh. doke: zakone të vjetra (të reja); zakonet e lindjes (e dasmës, e vdekjes).
    3. sh. euf. Të përmuajshmet e grave.