ZANOR
mb.
- Që ka të bëjë me zërin, që i përket zërit, i zërit; që nxjerr a që prodhon zë. Valë zanore. Dridhje (lëkundje) zanore. Mjete teknike zanore. Pjesa zanore e filmit.
- Që bëhet me anë të zërit; që ka zë, me zë, i zëshëm. Shenja zanore. Zbulim zanor. usht. zbulim me anë të aparateve dëgjimore.
- gjuh. Që përftohet kur ajri kalon pa pengesë nëpër organet e të folurit, duke vënë në lëvizje tejzat e zërit (për tingujt e të folurit); që përbëhet nga tinguj të tillë. Tingull zanor. Tog zanor. Sistemi zanor.