Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZANORE

    If. sh. gjuh.
    1. Tingull, që përftohet kur ajri kalon pa pengesë nëpër organet e të folurit, duke vënë në lëvizje tejzat e zërit; shkronja që shënon këtë tingull. Zanore gojore (hundore). Zanore e gjatë (e shkurtër). Zanore e hapur (e mbyllur). Zanore e përparme (e prapme). Zanore fundore (nistore). Zanore lidhëse (bashkuese). Zanore e theksuar (e patheksuar). Grup (tog) zanoresh.
    IImb. vet. f.
    1. E bukur dhe trime si zana; e rreptë dhe zemërake si zana. Vashë zanore.