ZARAR
m. sh. bised.
- Dëm, prishje; humbje. Zarar i madh. Gjë pa zarar. Shaka me zarar shaka që prish punë, shaka që mund të sjellë dëm. Bën zarar bën dëm, dëmton. Iu bë shumë zarar. E kapi në zarar e kapi duke bërë dëm, e kapi duke dëmtuar diçka. Breshri ka bërë zarare të mëdha. Janë me zarar këto punë janë me rrezik këto punë, mund të sjellin dëm. S'ka zarar s'ka gjë, s`prish punë. As qar, as zarar. Më i madh zarari, se qari ka sjellë më shumë dëm se dobi. Ik o qar, se kam zarar. fj.u. përdoret kur diçka duket sikur sjell përfitim, por në të vërtetë ka pasoja të këqija.