ZATET
kal. bised.
- edhe jokal. Takoj dikë a diçka, has; ndesh papritur në dikë a në diçka. E zateti në rrugë. I zateti këmba në një gur.
- Kap, zë, mbërthej, pushtoj (edhe fig.). E zateti për duarsh. E zateti pulën. E zateti gjumi. E zateti gripi (rrufa). Ajo i zateti zemrën.
- Vë, vendos diçka. Këtu e zatetën kufirin.
- jokal. Qëndroj, ngulem diku; zë vend diku (për të luftuar etj.). Mushka zateti në vend. Zatetën në pritë.