ZBARDHUR
mb.
- Që është lyer me një lëndë të bardhë; që është mbuluar me diçka të bardhë, që është veshur me një shtresë të bardhë.
- Që është bërë i bardhë, duke humbur ngjyrën që kishte, i çngjyrosur; që është bërë fare i bardhë ose më i bardhë nga ç'ishte, i bardhë si dëbora; i pastruar, i larë (për rroba të bardha që kanë qenë të fëlliqura). Beze e zbardhur. Dok i zbardhur. Me rroba të zbardhura.
- Që i është hequr shtresa e sipërme, duke e larë, duke e fërkuar etj.; i zhveshur (për orizin etj.). Llamarinë e zbardhur. Oriz i zbardhur.
- Që është thinjur krejt, i thinjur. Me flokë të zbardhur. Një plakë e zbardhur. Dukej shumë i zbardhur.