Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBARKOJ

    jokal. usht.
    1. Zbres nga anija, nga aeroplani etj. në tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij për të bërë luftime dhe veprime të tjera ushtarake. Zbarkuan nga deti (nga ajri). Zbarkuan natën.
    2. kal. Fut nga deti a hedh nga ajri në tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij trupa e armatime për të bërë luftime dhe veprime të tjera ushtarake. Zbarkuan disa divizione. Zbarkuan tanke e autoblinda.