Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBATUES

    Im. sh.
    1. Ai që zbaton, ai që vë në jetë diçka, e cila është caktuar a vendosur që më parë (një urdhër, një vendim, një detyrë etj.). Zbatues besnik (i përpiktë). Zbatues i drejtpërdrejtë. Zbatuesi i kontratës.
    2. Ai që vë në jetë një projekt, një program pune etj., ai që realizon një plan. Zbatues kryesor. Zbatuesi i projektit (i punimeve). Detyra (puna) e zbatuesit.
    IImb.
    1. Që ndjek e vë në jetë diçka, që përmbush (një vendim, një porosi etj.). Fuqi zbatuese. Roli zbatues. Pala zbatuese.
    2. Që vë në jetë një projekt, një grafik etj., që realizon një plan. Ndërmarrje zbatuese. Inxhinier (teknik) zbatues.
    3. usht. Që urdhëron zbatimin, që duhet zbatuar menjëherë. Komandë zbatuese.