Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBAVITËS

    mb. bised.
    1. Që të argëton, që të bën të dëfresh e ta kalosh kohën në mënyrë të këndshme; dëfryes, argëtues. Lodër zbavitëse. Ngjarje zbavitëse. Qendër zbavitëse shesh lojërash. Probleme (ushtrime, punë) zbavitëse.
    2. Që të heq mërzinë, që të bën të harrosh një shqetësim, një hidhërim etj., që të sjell në qejf. Njeri zbavitës. Shaka zbavitëse.