Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBËRDHULËT

    mb.
    1. Që i ka dalë pak boja, që është bërë si i bardhemë, që i ka humbur ngjyra (nga dielli, nga të larët). Kapelë e zbërdhulët. Qilim i zbërdhulët. Fotografi e zbërdhulët.
    2. Që ka ngjyrë të bardhë në të përhimë, që vjen si në të bardhë, i bardhemë. Ngjyrë e zbërdhulët. Dok i zbërdhulët. Kalë (ujk) i zbërdhulët. Me flokë (me sy) të zbërdhulët. Re të zbërdhulëta. Qiell (muzg) i zbërdhulët. Faqja e zbërdhulët e lumit.