Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBEH

    kal.
    1. vet. veta III. E bën që t'i ikë a t'i dobësohet ngjyra e kuqe e fytyrës, e bën të zbehtë. E zbehën ethet.
    2. Ia dobësoj ngjyrën, e bëj si të bardhemë a si të verdhemë, e zbardh pak. Sapuni ia zbehu ngjyrën këmishës. Dielli i zbehu muret.
    3. I ul dritën, i dobësoj ndriçimin a shkëlqimin. Mbulesa ta zbehu ndriçimin llambës. Hëna (agimi) i zbehu yjet.
    4. fig. E bëj të paqartë, të dobët dhe pa forcë shprehëse; i heq gjallërinë e shkathtësinë e zakonshme, i dobësoj fuqinë; e pakësoj, e zvogëloj. Ia zbehu qëllimin (idealin). Ia zbehu përmbajtjen (bukurinë) veprës. Ua zbehën vrullin (zellin). E zbehën lojën. Nuk ia zbehin dot lavdinë.