ZBEHTAK
mb.
- Që e ka fytyrën të zbehtë, që vjen si i zbehtë në fytyrë. Fëmijë zbehtakë. Me fytyrë zbehtake.
- Që ka ngjyrë si të bardheme a si të verdheme, me ngjyrë të zbehtë; që nuk ndriçon shumë, e dobët. Gjethe zbehtake. Dritë zbehtake. Hënë zbehtake.
- Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. ZBEHTAS ndajf. Zbehtë. Shkëlqen zbehtas. ZBEHTË f. mjek. Verdhëza.