Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBRES

    jokal.
    1. edhe kal. Zhvendosem nga lart poshtë, shkoj e zë vend diku më poshtë nga ku ndodhem, ulem; lëviz poshtë nëpër një shkallë a nëpër diçka tjetër; kund. hipi; ngjitem. Zbriti nga çatia (nga ballkoni). Zbriti nga kati i dytë (i tretë). Zbriti nga shtylla (nga shkallët, nga pema, nga fiku). Zbritën nga kodra (nga mali). Zbritën në rrugë. Zbriti në katin e parë. Zbret në det (në lumë). Zbritën në fushë (në pazar). Zbresin më këmbë (me ashensor). Zbrit poshtë! Zbrit shpejt! Pa zbritur mirë. Hip e zbrit.
    2. Ulem shkallë-shkallë nëpër diçka nga një pikë më e lartë në një pikë tjetër më të ulët; shkoj tatëpjetë; kal. ul diçka shkallë-shkallë nga lart poshtë; kund. ngjit; ngjitet. Zbriti shkallët. Rruga zbret butë (thikë). Lumi zbret më ngadalë. Ujërat zbresin me rrëmbim. Zbriti një tatëpjetë të madhe. Zbres një vijë pingule.
    3. Ulem poshtë nga një kafshë a nga një mjet udhëtimi; kund. hipi. Zbriti nga kali. Zbriti nga makina (nga karroca). Zbriti nga anija (nga aeroplani). I zbriti biçikletës. Zbriti në tokë.
    4. Ulem në hapësirë nga lart poshtë; vet. veta III ulet a fluturon diçka poshtë; kund. hipi; ngjitem. Zbritëm me aeroplan shumë ulët. Mjegulla kishte zbritur mbi male e fusha (mbi qytet). Dielli po zbriste mbi det. Kanë zbritur shumë retë. Kanë zbritur dallëndyshet e fluturojnë ulët.
    5. kal. E vë diçka në një vend më të ulët se aty ku është, e mbart dhe e çoj në një vend më të ulët, e ul poshtë; kund. ngjit; ngre; hipi. I zbriti valixhet nga dhoma. I zbriti librat nga rafti. E zbriti fëmijën nga pema (nga mani, nga dega). E zbritën nivelin e ujit. E zbriti poshtë (në tokë).
    6. kal. E ul dikë a diçka nga një kafshë a nga një mjet udhëtimi, e shkarkoj; e shpie në një vend tjetër më të ulët; kund. hipi. E zbriti nga mushka. E zbriti nga qerrja (nga kamioni, nga treni). E zbresin bagëtinë nga mali (nga bjeshka). I zbriti dhentë në fushë (në vërri).
    7. vet. veta III. Arrin deri në një cak, shkon poshtë deri në një pikë të caktuar, i vjen, i bie. Duart i zbresin deri te gjunjët. Flokët i zbresin gjer mbi supe. Kapela i zbriste gjer te sytë. Dëbora zbriti deri në rrëzë të malit.
    8. vet. veta III. Arrin në një vend me sulm ose për të sulmuar. Partizanët zbritën në qytet. Armiku zbriti me ushtri të madhe. Sulmuesit zbritën në portën kundërshtare. sport.
    9. fig. Ulem nga një detyrë, bie nga përgjegjësia; ulem një shkallë më poshtë; kal. e vë dikë në një detyrë më të ulët, e caktoj në një punë më pak të rëndësishme. Zbriti nga detyra (nga përgjegjësia, nga grada). E zbritën nga kryetar. Zbriti nga kategoria.
    10. vet. veta III fig. Bie, shtrihet e sundon mbi dikë a mbi diçka, pllakos, mbulon. Zbriti mbrëmja. Zbriti errësira. Zbriti vjeshta. Nata zbret e qetë.
    11. vet. veta III. I ulet niveli diçkaje, bie. Zbriti lumi (liqeni). Zbriti deti. Zbriti zhiva në termometër (në barometër). Zbriti niveli i ujit. Zbriti qumështi (pasi zihet).
    12. fig. Shkoj nga qendra në bazë; shkoj a dal në një vend ku kam për të bërë diçka. Zbriti në bazë. Zbriti në gjirin e klasës punëtore. Zbriti në fushën e betejës. Zbritën në rrugë për të kërkuar të drejtat. Skuadrat zbritën në fushë. sport.
    13. fig. Rrjedh, e kam prejardhjen; vij. Ne zbresim nga ilirët. Ai zbret nga një familje e mirë. Njeriu zbret nga majmuni. Qeniet e larta zbresin nga qeniet e ulëta.
    14. edhe kal. E bëj diçka më të vogël, e pakësoj; heq një pjesë nga diçka, e zvogëloj; vet. veta III ulet vlera e diçkaje, bie; zvogëlohet a ulet çmimi i një malli; kund. rrit, shtoj. I zbriti çmimi. Zbriti sheqeri. Zbriti prapë vlera e dollarit. Zbritën kohën e humbur.
    15. mat. Bëj veprimin e zbritjes. Nga katra zbrit dy.
    16. vet. veta III fig. Zvogëlohet a dobësohet diçka, bie në një shkallë më të ulët, ulet; pakësohet. Zbriti temperatura. Zbriti të nxehtët (vapa). I zbriti zjarrmia (të nxehtët) djalit. I zbritën ethet. Zbriti puna.
    17. vet. veta III edhe fig. Bëhet më i dobët, i bie forca e vrulli, dobësohet, ulet, zbutet. Zbriti flaka. Zbriti era. Nuk i zbriti vrulli. I zbriti zemërimi (inati). I zbritën nervat. Sa t`i zbresin.

      Shprehje

      • I zbriti (i ra) damari shih te DAMAR,~I. Zbriti (ra, u rrëzua) nga fiku iron. shih te FIK,~U. Zbriti (ra) nga froni shih te FRON,~I
    18. Zbriti nga fuqia ra nga pushteti, nuk ka më pushtet. I zbritën (i ranë) kacabunjtë shih te KACABU,~NI. I zbritën (i ranë) orët shih tek OR/Ë,~A II. E zbritën (e rrëzuan) nga piedestali dikë libr. shih te PIEDESTAL,~I. E zbriti në tokë dikë shih tek TOK/Ë,~A I. I zbritën (i ranë) xhindet (qipujt) shih te XHIND,~I. Zbriti (u ul) nga shala e hipi në samar iron. shih te SHAL/Ë,~A II.