Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBRITJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZBRES, ZBRITEM. Zbritje pingule. Zbritje e rrezikshme. Zbritja e çmimeve (e qirave). Zbritja e temperaturës. Zbritja në qytet. Zbritja nga përgjegjësia. Zbritja e njerëzve në Hënë. Ngjitje e zbritje. Filloi zbritja. E bleu me zbritje. Nuk bënte zbritje.
    2. Vend që vjen duke zbritur, pjerrësinë, tatëpjetë. Zbritje e butë (e vështirë).
    3. mat. Një nga të katër veprimet themelore të matematikës, me anë të të cilit nga një numër (i zbritshmi) heqim një numër tjetër (zbritësi) dhe gjejmë mbetjen. Mbledhja dhe zbritja. Prova e zbritjes. Bëri zbritjen.