Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBUS

    kal.
    1. Bëj diçka të butë, i heq ashpërsinë; e bëj diçka të qullët si brumë; bëj që të përkulet e të përpunohet lehtë: zbut leshin (lëkurën); zbut rrobat në ujë; e zbut në qumësht; shiu e zbut tokën; e zbuti dyllin në zjarr.
    2. E bëj të ëmbël e të këndshëm për veshin e syrin; edhe fig. ia pakësoj forcën, e bëj më pak të ashpër: e zbuti zërin; i zbut ngjyrat; ia zbuti zemërimin; i zbutën mosmarrëveshjet.
    3. E kthej në gjendje të butë, e bëj shtëpiak (për kafshët e egra); e bëj të butë një dru të egër: zbut ariun; zbut kumbullën (dardhën) e shartoj.
    4. fig. E bëj të shtruar, të urtë e të dashur, e bëj të bindur e të arsyeshëm; i heq zemërimin, qetësoj: e zbuti me fjalë të mira.
    5. Ul shkallën e pjerrësisë, të ngrohtësisë a të djegies së diçkaje: zbut pjerrësinë e kodrës; e zbuti kohën (klimën); e zbut rakinë me ujë.