ZBUTËS
Im. sh.
- Ai që merret me zbutjen e kafshëve të egra, ai që zbut kafshët e egra. Zbutës egërsirash (gjarpërinjsh). Zbutësi i tigrave (i luanëve).
- Lëndë, makineri etj. që shërben për të zbutur diçka të fortë ose të thatë. Përdoret si zbutës. E përpunoi me zbutës.
- Punëtor që merret me zbutjen e diçkaje të fortë a të thatë. Zbutësit e lëkurëve. Punon si zbutës.
IImb.
- Që shërben për të zbutur diçka të fortë ose të thatë; që zbut diçka të fortë a të thatë. Lëndë zbutëse. Banjë zbutëse. Makinë zbutëse. Veprim zbutës.
- Që e bën më të butë, më të ngrohtë e më të mirë, që zbut (kohën, klimën etj.). Erë zbutëse. Ndikim zbutës.
- fig. Që e bën më të lehtë a më të butë; që mundohet ta bëjë më të butë, që mundohet ta lehtësojë (fajin, gabimin, dënimin etj.). Rrethanë zbutëse. Qëndrim zbutës.