Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZDRIT

    kal.
    1. E mbuloj me dritë e me shkëlqim, e ndriçoj. E zdriti dhomën (shtëpinë, vendin). Fishekzjarrët zdritën qiellin.
    2. jokal. vet. veta III. Ndrit, shkëlqen. Zdriti mali (vendi). I zdrit ylli në ballë. Zdriti dielli.
    3. jokal. vet. veta III. Kalon drita nëpër të, përshkohet nga drita.
    4. fig. E bëj të qartë e të kuptueshme diçka, e sqaroj, e ndriçoj. E zdriti mendimin. E zdriti me shembuj (me të dhëna). Ua zdriti mendjen. Zdrite çështjen!