ZEBËR
If. sh. zool.
- Lloj kali i egër shumë i shkathët, që e ka trupin vija-vija bardhë e zi dhe që rron në kope në Afrikë. Lëkura e zebrës.
IImb.
- Që e ka qimen në ngjyrë të zezë pak si të zbardhur (për bagëtinë). Cjap i zebër. Dhi e zebër.
- Zeshkan. Burrë i zebër. Grua e zebër.