Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZË

    If. sh.
    1. Tingulli dhe shkronja z: zë-ja e madhe (e vogël).
    IIkal.
    1. E kap me dorë a me diçka tjetër; e prek dikë a diçka; e kap të gjallë dhe e mbaj; kund. lëshoj: zuri lopatën (kazmën); zë peshk; e zuri me lak (me grep); e zuri për dore (për këmbe); e zuri në gushë e përqafoi; si t'ia zërë dora pa i zgjedhur; mbarë; / shtie në dorë një njeri a një kafshë: e zunë rob.
    2. kryes. v. III bie mbi të papritur dhe e mbulon të tërë a pjesërisht; e kap papritur dhe e dëmton dikë a diçka; më vret a më bën plagë: i zuri dera dorën; i zuri makina krahun; e zuri shtëpia brenda; kali e di vetë se ku e zë samari (fj. u.).
    3. Edhe jokal., qep, mbërthej a ngjit diçka; kap a lidh diçka; mbreh; i vë shalën a samarin për herë të parë; v. III. qëndron, mbahet, ngec: e zuri me gjilpërë (me pe); zuri fijen e çorapit; nuk zuri ngjitja; e ka zënë mushkën.
    4. Edhe jokal., takoj në diçka, ndesh; has diku; mbështetem diku: këmbët i zunë në tokë; varka zuri në rërë; zuri sharra në gozhdë; / bised. puth; takoj: i zuri dorën ia mori e ia puthi.
    5. fig. E kap në gabim a në faj; e kap a e gjej në befasi: e zuri keq (ngushtë); e zuri në gjumë; e zuri në fjalë e kapi kur po thoshte diçka; i zuri nata (vapa); mos të zëntë darka! (mallk.); kë zë dielli pa larë, s'i vete puna mbarë (fj. u.).
    6. Edhe fig., pësoj diçka; v. III bie a e rreh diçka; më kap a më pushton: e zuri shiu; e ka zënë qymyri (gazi); e zuri grerëza e pickoi; e zuri gjumi fjeti; e zuri frika (malli); e zuri rakia u deh; e zuri gjaku i ra të fikët; e zuri deti (makina); sa më zë syri shumë larg.
    7. Edhe fig., ngulem diku; marr me përpjekje, pushtoj; arrij në një pozitë, hipi në një detyrë: zë vend ulem; zuri një qoshe; zunë qytetin (kodrën) (bised.); zuri vendin e nderit.
    8. Marr në përdorim a me qira; pajtoj; caktoj ose porosit me kohë: zuri një dhomë në hotel; zunë një taksi; e zunë për një muaj.
    9. Edhe fig., mbyll, nuk lejoj kalimin në të; mbush me diçka që të mos punojë etj.; e mbush kohën me një veprimtari: zunë vrimat; i zuri rrugën (shtegun); i zuri veshët (sytë); e ka zënë bora; i zëntë sytë! (mallk.).
    10. Edhe fig., arrij dikë a diçka; e shfrytëzoj si duhet kohën, rastin etj.; plotësohet një periudhë kohe; përfshin; përbën: e zuri trenin (autobusin); e zuri me vrap; e zë ligji; i zuri të tetëdhjetat; gruri zë peshën kryesore të prodhimit; po të hash mirë në mëngjes, zë darkën (fj. u.).
    11. Edhe jokal., filloj, nis; kap, marr: zuri bora (shiu, breshëri); zunë këngën (vallen); ka zënë të flasë (të ecë); nuk zë punë me dorë nuk punon fare; e zuri nga bishti e nisi së prapthi.
    12. Qëlloj, rrah; më bie, më godet: e zunë me gurë (me grushte); plumbi s'e zuri mirë.
    13. Vishet a mbulohet me diçka; formon diçka sipër a brenda, vë, lëshon: zuri ajkë (qumështi); ka zënë kore (plaga); kanë zënë djersë (xhamat); ka zënë myk (buka).
    14. Nis marrëdhënie të mira me dikë; fejoj djalin a vajzën: e zuri shok (mik); e ka zënë vajzën e ka fejuar.
    15. Quaj, vlerësoj; numëroj, llogarit, e marr për...: s'e zinte për gjë; s'e zë këtë lojë; s'e zë në numër (në hesap) nuk e përfill.
    16. Mbin; rritet, trevon (shartesa); bën kokrra a fryte; bëhet me barrë, merr (femra): zuri lulja; ka zë në farë (pema); s'ka zënë lopa (delja); zuri bukë (gruri).
    17. Përgatit, bëj; ngjesh, gatuaj: zë brumin (kosin, djathin).
    18. Marr, fitoj; e mbaj: zuri para të madhe; ia zuri shtrenjtë (lirë).
    19. Edhe jokal., ndez; merr flakë, ndizet: zë zjarr; eshka mezi zuri.
    IIIm. sh.
    1. Tingull a tërësi tingujsh, që përftohen në grykën e njeriut a të kafshëve nga dridhja e tejzave; të folurit me anë të këtyre tingujve të nyjëtuar: zë i lartë (i ulët); zë i ëmbël (i bukur); flet nën zë flet me zë të ulët; fig. druhet; zëri i parë (i dytë); zëra fëmijësh; zëri i bilbilit (i këndesit); me një fije zëri; e njoh nga zëri; / tinguj që përftohen nga dridhjet e ajrit, nga një vegël muzikore a nga një aparat i posaçëm; tinguj dhe zhurma që i dëgjojmë me vesh: zëri i erës; zëri i fyellit (i radios); jehona e zërit. 1. fig. thirrje për të bërë diçka, për ndihmë a për përkrahje etj.; nxitje e brendshme; kushtrim: zëri i ndërgjegjes; zëri i Atdheut; i bëri zë e thirri dikë, e lajmëroi. 3. fig. gjykim a mendim i shprehur botërisht; gjithçka që flitet rreth dikujt a rreth diçkaje; bartësi i gjykimeve a i mendimeve të tilla: zëri i punëtorëve (i mësuesve); zëra miratimi; bashkoj zërin (me dikë) përkrah mendimin e dikujt; ku ka zë, s'është pa gjë (fj. u.). 4. fig. emri i mirë ose i keq i dikujt a i diçkaje; famë, nam; jehonë: është në zë është i njohur; të ndjefsha zërin e mirë (ur.). 5. nënndarje e proceseve të një pune a të prodhimit; lloji i prodhimit që bëhet gjatë një procesi pune, artikull: zëra bibliografikë; zërat e bilancit; janë zëra më vete.

      Shprehje

      • S'bën zë nuk flet; nuk kundërshton; s'i dëgjohet zëri është shumë i urtë; nuk flet fare; s'ia kam dëgjuar zërin mospërf. nuk e njoh, s'ia di as emrin; i humbi zëri u zhduk, s'dihet ku është; ngre zërin në qiell kërkon me ngulm diçka; e uli zërin nuk e kërkon me të madhe diçka; nuk i vjen zëri iron. bën sikur nuk dëgjon, nuk dëshiron ta bëjë diçka; me zë të lartë me këmbëngulje; zë në shkretëtirë libr. fjalë a mendim që s'e dëgjon askush.