Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZEMËR

    f. sh.
    1. anat. Organi qendror i qarkullimit të gjakut te njeriu dhe te kafshët, që gjendet midis mushkërive në anën e majtë të kraharorit dhe që rreh vazhdimisht; pjesa e majtë e kraharorit ku gjendet ky organ: rrahjet (sëmundjet) e zemrës; e mori plumbi në zemër; / send në trajtën e këtij organi: varëse grash me zemër.
    2. fig. Qendër e ndjenjave dhe e dëshirave më të thella, e gjendjes shpirtërore etj.; tërësia e ndjenjave, e vetive dhe e tipareve të njeriut; njeriu si bartës i këtyre vetive e tipareve (edhe në disa njësi frazeologjike): mik (shok) zemre; zemra ime!; me zjarrin e zemrës; e falënderoi nga zemra; ta jap me gjithë zemër; bëri vend në zemrën (e dikujt) fitoi dashurinë e dikujt; më bren zemrën më shqetëson diçka; ma copëtoi zemrën më pikëlloi thellë; e kam për zemër; më doli nga zemra nuk e dua më, m'u ftoh; i fal zemrën (dikujt) jepem plotësisht pas dikujt; të këndoftë zemra! (ur.) qofsh i lumtur e i gëzuar!; i ngriu zemra u tremb shumë; ka zemër të fortë duron shumë; s'ka zemër s'ka dhembshuri; / është shumë i ndjeshëm; ka zemër luani është trim; ka zemër pule (lepuri) është frikacak; më preku në zemër më mallëngjeu shumë; ma thotë zemra e parandiej; burri matet me zemër (fj. u.); me zemër të mirë! (ur.) gëzuar!; larg sysh, larg zemrës (fj. u.); bukë e kripë e zemër.
    3. fig. Guxim; forca lëvizëse e diçkaje, shpirti: mori zemër; i dha zemër; zemra e industrisë së vendit.
    4. Pjesa qendrore e frutit të pemëve ku janë farat; qendra e diçkaje, bërthama; mesi: zemra e mollës (e shalqirit); zemra e Tokës; në zemër të maleve (të Shqipërisë); në zemër të turmës.
    5. bised. Lukthi; zgavra e barkut, barku: gropa e zemrës.

      Shprehje

      • Iu bë zemra copë u pikëllua shumë; m'u bë zemra mal u gëzova shumë; m'u bë zemra pus u pikëllova shumë; e bëri zemrën gur duroi shumë; ia bëri zemrën ujë e preku shumë, e mallëngjeu; / e trembi shumë; më bren (më ha) zemra dyshoj për dikë a diçka; m'u ça zemra u pikëllova shumë; m'u dogj zemra më ka marrë malli shumë; / jam shumë i dëshpëruar; iu drodh zemra u tremb shumë, u shqetësua shumë, u mallëngjye; më dhemb zemra më vjen shumë keq për dikë a për diçka; jam shumë i pikëlluar; ia hëngri zemrën e mërziti shumë; / e bëri për vete; iu hap zemra u tremb shumë; / i erdhi shumë keq; iu nda zemra dysh vuan shumë shpirtërisht; i plasi zemra vdiq nga hidhërimi; ia plasi zemrën e mërziti shumë; me shtatë zemra shumë trim; ia çoi zemrën peshë (dikujt) e mallëngjeu, e preku thellë në zemër; i dha zemër; i erdhi zemra në vend u qetësua, e mori veten; me zemër në dorë çiltërisht.