Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZEMËRDJEGUR

    mb.
    1. Që ia ka plagosur zemrën një fatkeqësi e madhe (vdekja e një njeriu shumë të afërt e të dashur), që është përvëluar nga një hidhërim i madh; zemërpërvëluar. Nënë zemërdjegur.
    2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Iu bënë sytë ujë, zemërdjegurës.
    3. si ndajf. Me zemër të djegur nga një hidhërim i madh, nga humbja e një njeriu të dashur etj. Shkoi zemërdjegur.