ZGJAS
kal.
- E bëj të gjatë a më të gjatë; e lë diçka të bëhet e gjatë a më e gjatë; kund. shkurtoj: zgjati rripin (litarin); zgjati hapin; ia zgjati flokët; / shtrij a afroj drejt dikujt a drejt diçkaje: zgjati kokën (këmbët); i zgjati dorën.
- E shtoj kohën kur bëj diçka; vonoj mbarimin e diçkaje; jokal. vijon për një kohë të caktuar, kalon një kohë kur kryhet diçka; bëhet më e gjatë (për kohën): e zgjati afatin (lejen); mos ia zgjat (dikujt) mos e merr me të mirë; mos u merr shumë me të.