Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZGJEBOSUR

    mb.
    1. Që e ka zënë zgjebja, që ka zgjeben. Qen i zgjebosur. Dhi (dele) e zgjebosur.
    2. fig. përçm. I fëlliqur, i ndyrë; që nuk ka fare vlerë. Ka ca njerëz të zgjebosur. Kishte mënjanë ca para të zgjebosura.
    3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.

      Shprehje

      • Dhi e zgjebosur (e zgjebur) e bishtin përpjetë (bishtpërpjetë) tall. njeri i pavlerë, por mendjemadh; hem qeros, hem qibar.