Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZGJEDH

    kal.
    1. Marr a veçoj nga një grumbull, nga një grup qeniesh, sendesh etj. atë që më duket më i mirë ose më i përshtatshëm. Atë që më pëlqen më shumë. Zgjedh shokun (shokun e jetës). Zgjedh mollët (pjeshkat, domatet). Zgjodhi një këmishë (një lodër). Zgjodhi ngjyrën. Zgjodhi më trimat. I zgjodhi një nga një. I kanë zgjedhur me gisht. Zgjodhi më të mirat. Zgjidh ti i pari! Farën e zgjodhën kalli për kalli. Ai nuk i zgjedh fjalët. Zgjidh e merr!
    2. Caktoj e marr atë që më pëlqen a që më duket më e përshtatshme, më e mirë, më e rëndësishme etj.; vendos për njërën ndërmjet disa gjërash, zgjidhjesh, mundësish etj. Zgjedh zanatin (punën, profesionin). Zgjedh degën e studimit. Zgjodhi një vend të qetë. Zgjedh rrugën më të vështirë (më të lehtë). Zgjodhi kohën më të mirë. Zgjidh me kë do të jesh! Miqtë zgjodhën fushën. sport. Sot vajza e zgjedh vetë fatin e saj.
    3. Caktoj dikë me anë të votimit për të kryer një detyrë shtetërore a shoqërore. E zgjodhën kryetar. E zgjodhën sekretar të organizatës. E zgjodhën në byro (në kryesi). E zgjodhën në presidium. E zgjodhën delegat.
    4. bised. Lexoj, shkoqit, zbërthej. S`ia zgjedh dot shkrimin. Mezi zgjodhi dy radhë.

      Shprehje

      • Ia zgjodhi mendjen ia bleu mendjen.